Futbollisti Lionel Messi duket se po i shijon këto ditë vetëizolimi së bashku me bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët.

Superylli i Barcelonës dhe partnerja e tij, Antonella Roccuzzo kanë pozuar me 3 fëmijët e tyre për Pashkë duke iu uruar të gjithëve festën.

Foton Antonela e ka publikuar në Instagram dhe ata duken shumë të lumtur dhe të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit.

Kjo periudhë i ka dhënë futbollistit më shumë mundësinë për t’u argëtuar dhe për të qëndruar më familjen.