Po ecën me ritme normale dorëzimi i kutive të votimit në KZAZ-të e qarkut Durrës.

Nga komunikimi që “DurrësLajm”, pati me krerët e 6 KZAZ-ve mësohet se në KZAZ nr.20 në Krujë janë dorëzuar deri më tani 23 kuti, nga 92 në total.

Në KZAZ nr.21 janë dorëzuar 50 kuti nga 109 në total

Në KZAZ nr.22 janë dorëzuar 51 nga 79 në total

Në KZAZ nr.23 janë dorëzuar rreth 35% e kutive, në total janë 75

Në KZAZ nr.24 janë dorëzuar 20 kuti nga 73 në total

Në KZAZ nr.25 janë dorëzuar 20 kuti nga 54 gjithsej

Sipas kryetarëve të KZAZ-ve, procesi i dorëzimit të kutive pritet të përfundojë rreth mesnatës.