Për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qendrueshme.
Sherbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirat pritet të jenë pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2- 8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 14m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -1 deri 13°C
në zona e ulëta 2 deri 19°C
në zona bregdetare 4 deri 19°C