Çdokush e sheh tradhtinë sipas këndvështrimit të vet. Disa e quajnë normale, ta mbajnë këtë veprim jashtë lidhjes së tyre, ka nga ata që e urrejnë këtë sjellje, ka nga ata që falin dhe ka nga ata që nisin të planifikojnë një hakmarrje të egër për t’i kthyer me të njëjtën monedhë, në mos më keq.

DASHI

Janë njerëz që nuk e falin tradhëtinë dhe zakonisht reagon impulsivisht, pa analizuar më parë fjalët dhe sjelljen e tyre para një tradhtie. Kur tradhtohen, nxjerrin në pah anën e tyre agresive, por sapo situata qetësohet, janë në gjendje të flasin dhe të kuptojnë pse ndodhi. E megjithatë, kjo nuk do të thotë se e falin tradhtarin.

DEMI

Gjithmonë duke vënë besimin në plan të parë, demat bëjnë gjithçka për të lumturuar personin që duan, duke ofruar shumë dedikim dhe dashuri në lidhje. Por, nëse ndodh një tradhti, bëhen tejet nervozë e madje, edhe nëse janë shumë të dashuruar, sërish nuk do arrijnë dot ta falin.

BINJAKËT

Janë të ndryshueshëm dhe të pavarur, gjë që i bën të jenë të paparashikueshëm përballë tradhtisë. Gjithmonë kërkojnë të kalojnë çdo çast në çift. Binjakët janë në gjendje të bëjnë më të mirën e tyre për të qenë pranë njeriut që duan, por nëse zbulojnë tradhti, do kthehen në ‘viktimë’ dhe me siguri do hartojnë një hakmarrje.

GAFORRJA

Gaforret janë tej mase të ndjeshëm dhe nëse i tradhton, lëndohen shumë thellë. Janë në gjendje të falin, vetëm sa të kalojnë situatën e vështirë, por e kanë të pamundur ta pranojnë tradhtarin.

LUANI

Kjo shenjë është gjahtare dhe kur është thellësisht i/e dashuruar, bëhet një ndër shenjat më besnike të zodiakut. Nëse i tradhton mund edhe të të falin, vetëm për faktin se nuk e pranojnë dot që të humbasin për shkak të dikujt tjetër, por do ndihen mirë, vetëm pasi të jenë ndarë.

VIRGJËRESHA

Kërkojnë gjithmonë të kenë kontrollin e çdo situate. Virgjëresha do të ndërtojë një marrëdhënie të sinqertë dhe nëse shohin tradhti, braktis tradhtarin dhe vazhdon jetën, pa menduar t’i japë lidhjes një mundësi të dytë.

PESHORJA

Janë qenie të paqëndrueshme dhe interesat e tyre mund të pësojnë ndryshime të papritura. Kur tradhtohen, përpiqen të njohin detajin dhe arsyet pse ka ndodhur një gjë e tillë dhe ku kanë gabuar për të arritur çështja deri këtu.

AKREPI

Gjithnjë shenjë intensive, sensuale dhe tërheqëse, Akrepët nuk kalojnë kurrë pa rënë në sy. Përballë një tradhtie, zakonisht i fshehin ndjenjat e tyre, duke u hequr se asgjë nuk mund të influencojë mbi ta. Por, brenda vetes, me siguri do hartojnë një hakmarrje të pamëshirshme për të treguar se nuk duhet të luani me ndjenjat e tyre.

SHIGJETARI

Kur Shigjetari dashuron, vendos të dedikohet maksimalisht. Nëse i tradhton, flasin hapur me partnerët e tyre për të kuptuar pse ndodhi, e megjithatë preferojnë t’i japin fund marrëdhënies pa dhënë një shans të dytë.

BRICJAPI

Duke besuar gjithnjë se një marrëdhënie dashurie duhet të zgjasë, përpiqet që në lidhje të funksionojë çdo gjë. Kur tradhtohen, përpiqen të duken të fortë dhe të sigurtë, por kjo sjellje fsheh të gjithë vuajtjen dhe zhgënjimin e tyre. Nuk janë në gjendje të falin.

UJORI

Nuk jetojnë dot një lidhje të mbushur me xhelozi. Ku i tradhëton, përpiqen të dëgjojnë se ç’ka për të thënë tradhëtari. Kërkojnë pak kohë për të menduar nëse duhet ta falin ose jo.

PESHQIT

Janë njerëz sentimental dhe romantikë, që bëjnë gjithçka për lumturinë në çift. Kur zbulojnë një tradhti, reagimet e tyre mund të jenë të panumërta: mund të fajësojnë veten për tradhtinë në çift, apo t’i japin fund marrëdhënies pa kërkuar detaje.