Ajo është një këngëtare e dashur jo për vetëm për publikun shqiptar por edhe më gjerë.
Nuk i ndodh shpesh që në postimet e saj të marrë komente negative, por edhe kur i ndodhin Eli Fara i merr me të qeshur. Kështu është shprehur ajo në një interviste në ‘In tv”, teksa ka komentuar komentuesit.
“Ndonjëherë me qeshet sepse vërtetë janë të rralla dhe komentet janë vërtetë qesharake ndonjëherë sepse një koment këto ditët e fundit në një foto që kisha hedhur nga një udhëtim ishte ‘ po se mos të vrau puna ty”. Mua më erdhi për të qeshur”, tha Eli Fara.