Reperi kosovar, Getoar Selimi ka patur një reagim shumë romantik ndaj fotove të të dashurës së tij, Marina kur e ka parë të veshur nuse.
“Në mes të ëndrrës dhe realitetit nuk ka asnjë ndryshim, sepse ti di të bësh realitet gjithcka që kam ëndërruar.. Po e pres me padurim ditën kur të të shoh”, shkruan ai në Instagram, duke treguar kështu se së shpejti mund të ketë një dasmë të vërtetë për ta.
Marina Vjollca ka qenë pjesë e koleksionit 2017 nga Alketa Vejsiu, ndërsa ka stiluar me një fustan shumë elegant.
Moderatorja nuk ka reaguar ndaj këtij postimi, por familjarë të saj si motra apo mbesa janë surpizuar nga dedikimi i Getit.