Ju mund të merrni efektet e dëshiruara në mënyrë natyrale duke shmangur efektet anësore të përbërësve toksikë.

Për t’iu rikthyer shkëlqimin flokëve tuaj ju duhet të përzieni një 1 lugë gjelle vaj ulliri, një lugë gjelle mjaltë dhe një vezë.

Më pas masën e vendosni në flokë të thatë dhe lyeni skalpin dhe më pas majat.

Mbulojeni kokën me një peshqir dushi dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

Më pas lajeni me ujë të ngrohtë dhe shampon e zakonshme.

Mos harroni që gjatë larjes duhet të fërkoni mirë skalpin në mënyrë që veza të pastrohet tërësisht.

Nëse doni të çelni tonalitetin e flokëve tuaj mund të përdorni mjaltin dhe kanellë.

Përzieni 4 lugë gjelle kanellë pluhur me 2 lugë gjelle mjaltë dhe vendoseni në një tas plastik.

Aplikojeni me krehër në flokë të thatë. Më pas mbështillini flokët me një qese plastike dhe lërini 2-3 orë.

Më pas lajini me shampo. Sa më shumë t’a mbani përzierjen në kokë aq më shumë ngjyra e flokëve do të hapet.

Efektet janë impresionuese. /Shije/