17 prill 2014 – Prej shekujsh ndoshta kjo është një nga kuriozitet që e ka tunduar më shumë njeriun.

Kohë më parë gjyshet sigurisht të privuara nga mjetet moderne të teknologjisë që sot e kanë këtë mundësi ta bëjnë lehtësisht, kishin përcaktuar një kod të posaçëm shenjash dhe simptomash të cilat përdoreshin për të kuptuar në më parë se cilës gjini do t’i përkiste fëmija që pritej t’i shtohej bërthamës se familjes. 

Por, sipas revistës Today, këto shenja përdoren edhe sot megjithatë, por kjo më shumë për të argëtuar çiftin e ardhshëm, përpara se këtë gjë ta mësojnë me saktësi matematikore pas bërjes se analizave ekografike.

Ja atëherë me poshtë shenjat që do të provonin se fëmija i ardhshëm do të ishte djalë:

1. Nuk provohen shenja neverie dhe përzierje që në fazat e hershme të barrës

2. Barku zmadhohet me rrumbullakësi si një top basketbolli

3. Gjoksi fillon të bjerë pak më shume

4. Preferon më shumë ushqimet e kripura, sallamet dhe djathërat

5. Duart përgjithësisht thahen shpesh

6. Fillon të ndjesh më shumë dhimbje

7. Nëse mbi bark vendos një nuskë të varur në një zinxhirë, ajo fillon të rrotullohet

8. Ke dhimbje të shpeshta koke

Do të ishte një vajze nëse:

1. Që në fillimet e barrës provon shenja të përzierjes

2. Barku zmadhohet edhe anash në formë të ngjashme me vezën

3. Gjoksi i anës se majtë bëhet më i madh

4. Flokët reflektojnë nuanca të kuqe

5. Gjoksi zmadhohet, por në drejtimin lart

6. Preferon më shumë të ëmblat

7. Fytyra ndryshon më shumë

8. Ndryshe nga rasti i mësipërm, nuska bën rrotullime nga një anë në tjetrën.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/