Ndonjëherë lidhja jonë me një mik të caktuar bëhet aq e thellë sa nuk mund të jetojmë pa të. Ju ndonjëherë dyshoni në lidhjen tuaj nëse është thjesht miqësi apo më tepër. Disa shenja që tregojnë se ju mund të jeni më shumë se miq:
Flisni çdo ditë
Ju kontaktoni njëri-tjetrin në çdo moment. Është bërë zakon I juaj i përditshëm që duhet të flisni me të, përndryshe nuk do të mund të flini
Keni kimi
Ai/ajo e vendos shumë dorën në shpinë ose në qafë. Ju të dy i kapni duart njëri-tjetrit dhe kjo ju vjen natyrshëm. Vini re këto gjëra të vogla nëse nuk e bëni këtë me të gjithë miqtë tuaj.
Ju jeni aty në çdo bisedë
Kur na pëlqen dikush, padashur dhe automatikisht e përmendim atë në çdo bisedë, në një mënyrë apo në një tjetër. Mënyra se si ju referohen juve apo ju i referoheni atij/asaj është gjithashtu një tregues se ju mund të ndjeni për njëri-tjetrin.
Ata vazhdojnë të thonë se janë single
Tani jo në mënyrë ankuese, por shpesh një person që dëshiron që ju ta shihni atë në një mënyrë tjetër, vazhdon të përsërisë se është beqar.
Kaloni shumë kohë me njëri-tjetrin
Ju të dy bëni gjëra që bëjnë zakonisht çiftet. Kaloni shumë kohë së bashku. Blini së bashku, hani së bashku, madje flini në të njëjtin divan ndërsa shikoni TV ose Netflix.
Ndiheni mirë me të
Kur përqafoheni me të, ndiheni si në shtëpinë tuaj dhe duket krejt e natyrshme.
Xhelozia
Kur ai/ajo shoqërohet me njerëz të tjerë ju bën të ndiheni xheloz. Ndiheni keq kur ai/ajo flet për dikë tjetër (në kuptimin romantik) me ju.
Të gjitha këto janë shenja të qarta, që tregojnë se jeni të dashuruar me njëri-tjetrin dhe nuk jeni thjeshtë “miq”.