Gjatë këtyre ditëve të festave, shumica juaj kanë ngrënë më shumë sesa zakonisht dhe sot ndiheni të fryrë.
Recetat tradicionale me yndyrë të lartë dhe ëmbëlsirat me shumë kalori kanë ngadalësuar metabolizmin, megjithatë ju mund të detoksifikoheni dhe t’i humbisni kilogramët e marrë me disa lëngje frutash dhe perimesh me efekt të lartë dobësues dhe detoksifikues.
Disa lëngje frutash me disa kombinime që kanë efekt pastrues e dobësues:
*Portokall, karotë, lakër e bardhë, xhinxher
*Karotë, portokall, mollë, panxhar, limon
*Qitro, dardhë, xhinxher
*Ananas, panxhar, portokall, karotë, portokall, lakër e kuqe, limon
*Mollë, karotë, selino, kastravec, xhinxher
Nëse dëshironi efekt më të shpejtë, zëvendësoni vaktin e drekës me një nga këto lëngje që do ju japin dozën e duhur të vitaminave dhe do ndihmojnë në shkrirjen e depozitave dhjamore.