- Doni që të mos vuani nga kanceri në mushkëri? Atëherë duhet të jetoni në mal. Ekspertët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar se njerëzit që jetojnë në lartësi të mëdha kanë më pak shans që të preken nga kjo sëmundje.
14 janar 2015 – Studimi ka provuar se sa më lart të ngjitesh, mundësia për t’u prekur nga ky kancer, thuajse zhduket komplet.
Kjo i ka bindur mjekët se oksigjeni i ndotur është arsyeja kryesore pse vjen kjo sëmundje.
Studiuesit thonë se nëse amerikanët do jetonin mbi 3 mijë metra mbi nivelin e detit, me shumë gjasë nuk do kishte një sëmundje të tillë.





