Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar disa orientime lehtësuese për të gjithë shtetasit shqiptarë që aplikojnë për një vizë amerikane.
Në një postim në Facebook, amabasada njofton se të gjithë ata që duan të aplikojnë për t’u pajisur me vizë amerikane, duhet të vizitojnë dy faqe të ndryshme interneti që të përgatiten për intervistën për vizë.
POSTIMI I AMBASADËS
A e dini se duhet të vizitoni dy faqe të ndryshme interneti që të përgatiteni për intervistën tuaj për vizë?
Tek e para: https://ceac.state.gov/genniv/, ju plotësoni formularin DS-160 tuaj dhe tek e dyta: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv, ju paguani tarifën dhe caktoni takimin tuaj.
Mos harroni t'i vizitoni të dyja faqet e internetit për të përfunduar procesin e aplikimit! #PyetAnnën





