23 maj 2014 – Rrallëherë ndodh që partnerët të përjetojnë orgazëm në të njëjtën kohë. Megjithatë, kjo nuk është asnjëherë e pamundur. Ka disa këshilla, të cilat në do t’i paraqesim më poshtë, që ju tregojnë rrugën e duhur për të marrë përfitimet e dëshiruara. Të gjitha elementet ndihmëse për arritjen e kulmit janë të lejuara- muzika e këndshme, lulet me aromë të mirë, puthjet, pëshpëritjet etj.

Qetësohuni

Gjatë aktit seksual nuk duhet të jeni të ngarkuar me idenë se doemos duhet të arrini orgazmën së bashku. Lëreni që kjo të ndodhë spontanisht. Partnerët nuk duhet të turpërohen nga njëri-tjetri, sepse për ta arritur kulmin së bashku, duhet që të tregojnë hapur se çfarë u pëlqen dhe çfarë jo.

Shtyjeni orgazmën

Në dallim nga meshkujt, femrave zakonisht u duhet pak më shumë kohë për të arritur orgazmën. Prandaj është e domosdoshme që partneri t’i presë. Rekomandohet që meshkujt të qëndrojnë në një pozitë, e cila është sa më pak e përshtatshme për ta, ndërsa femrat duhet të jenë në pozitën në të cilën më shpejtë e arrijnë kulmin.

Jini kreativ

Duhet të jeni kreativë dhe të bashkëpunoni në përmbushjen e fantazive tuaja. Lejoni që orgazma e përbashkët të jetë spontane dhe jo e planifikuar, që të mos e humbni ngacmimin.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/