Dy gota ujë para çdo vakti të ngrëni reduktojnë në mënyrë të ndjeshme sasinë e ushqimeve që do të konsumojmë e për pasojë na ndihmojmë të biem në peshë

Uji si kurë dobësimi. Nëse dikujt do t’i duket e habitshme një tezë e tillë duhet të informoheni mbi studimin e realizuar nga studiuesit e Virginia Tech. Sipas këtij studimi shkencor, nëse pini dy gota ujë para çdo vakti kjo do t’iu çojë drejt konsumimit të një saie më të limituar ushqimi, çka përkthehet më pak kalori në organizëm, e për pasojë ulje në peshë. Rezultatet janë publikuar online në revistën In a Bottle (www.inabottle.it).

Studimi u prezantua gjatë mbledhjes vjetore të shoqatës amerikane të kimistëve në Boston. Gjatë këtij takimi shkencëtarët që u morën me këtë studim shpjeguan sesi pirja e dy gotave ujë para ushqimit të ndihmon të biesh në peshë. Në studim kanë marrë pjesë 48 të rritur mbipeshë, të moshës 55 deri 75 vjeç. Këta persona për tre muaj me rradhë kanë ndjekur një dietë me pak kalori (1200 kalori në ditë për femrat dhe 1500 për meshkujt). Gjysmës së këtyre personave iu tha të pinin rreth 250 ml ujë para se të konsumonin mëngjesin, drekën dhe darkën. Në fund të studimit, grupi që pinte ujë para vakteve kishte arritur të humbiste rreth 7 kg secili, ndërkohë që ata që nuk e kishin bërë një gjë të tillë kishin rënë deri në 5 kg. Kështu pra, në përfundim, personat obezë që pinin gjysëm litër ujë para çdo vakti humbën 2.2 kg më shumë sesa personat që nuk kishin konsumuar ujë para ushqimit. “Studimi,- ka shpjeguar Brenda Davy, drejtuesja e këtij studimi dhe profesoreshë e asociuar për ushqimin në Virginia Tech,- tregoi sesi gjatë një diete që kishte si bazë ushqime me pak kalori, konsumimi i ujit mund të favorizojë rënien e mëtejshme në peshë”. Në të njëjtën kohë studiuesit kanë shtuar se konsumimi i ujit iu ndihmon të vazhdoni të humbisni peshë në mënyrë të vazhdueshme. Një vit pas studimit, personat që morën pjesë në të dhe që vazhduan të konsumonin ujë para vakteve të ngrënies kanë vazhduar të humbasin kile, ndërsa ata që nuk preferuan të pinin ujë nisën të shtonin në peshë.