Kur flitet për Ermal Mamaqin, gjithmonë mendja na shkon tek batutat e saj. Sado serioz mund të jetë ai në jetën e përditshme, ne kemi në mendje Ermalin e ekranit, gjithmonë ironik por mjaft komik.
Gjithsesi sot në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan Ermali i ka rrëfyer Çiljetës, se kur ishin në lice e kishte “fiksim”. Ermali me shaka ka treguar se Çilin e njeh prej kohësh por që ajo u bë e famshme para tij, dhe se ai së bashku me shokët e klasës, ëndërronin ditën që Çiljeta t’i shikonte.
Sigurisht që ky rrëfim nga Ermali është pritur me shumë të qeshura si nga këngëtarja po ashtu edhe nga drejtuesja e emisionit, Arjola Shehu./class





