Shumë nga ne kanë dëshirë që të fillojnë ditën me një kafe.

Për shumicën nga ne fillimi i ditës me një kafe është shumë e rëndësishme, e disa të tjerë nuk mund t’i nuhasin as erën.

Era e kafes në gojë është një problem për shumicën e njerëzve. Por, kemi disa zgjidhje të cilat tregojnë se si të largojmë erën e kafes në gojë.

Përdorni çamçakëz

Nëse përtypni një çamçakëz mund të largojë erën e kafesë në gojë pasi të keni konsumuar një kafe në mëngjes. Shija e çamçakëzit i jep gojës një aromë më të mirë dhe freskuese.

Pini ujë

Gjithmonë pini shumë ujë përpara dhe pasi të pini kafe, kjo ju ndihmon që të largoni erën e kafesë në gojë. Uji që gëlltitni ju ndihmon që të largoni bakteret që shkaktohen në gojën tuaj.

Pini kos

Kosi gjithashtu ka një “fuqi” për të larguar erën, kështu ju ndihmon që të eliminoni erën e shkaktuar nga bakteret në gojën tuaj dhe i zëvendëson me baktere të mira.