10 qershor 2014 – Më në fund, kërkuesit i janë përgjigjur pyetjes se si mund të joshet një grua.

Një studim i ri ka analizuar efektet e prekjes së lehtë, presionit dhe dridhjeve në trupin e femrave, për të gjetur me saktësi cilat janë zonat më të ndjeshme. Kërkuesit gjetën se përsa i përket prekjes së lehtë, qafa ishte më e ndjeshmja, ndërsa për presionin dhe dridhjet, ishin gjoksi dhe zona gjenitale. Rezultatet japin një pamje të përgjithshme për mënyrat e duhura për joshjen e femrave.

Një ekip kanadez në Universitetin e Kebekut në Montreal analizoi 30 gra të shëndetshme të moshës 18-35 vjeç. Ata u kërkuan grave të zhvisheshin dhe të shtriheshin në një tavolinë të mbuluar me çarçaf. Pastaj, ata përdorën instrumente shkencore për të aplikuar forma të ndryshme stimulimi. Kërkuesit e aplikuan stimulimin për 1.5 sekonda, pastaj pritën përgjigje sesi ndihej gruaja.

Kërkuesit thonë se ky studim është i pari në llojin e vet. Ata analizuan vëllimin e gjoksit, indeksin e masës trupore, kontracepsionin hormonal, ciklin menstrual dhe orientimin seksual dhe thanë se këto nuk ndikuan në rezultatet e studimit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/