Tingëllon ky titull i njohur për juve? Pas një dite të vështirë në zyrën tuaj, ju mbërrini në shtëpi, rrëmbeni diçka nga frigoriferi dhe më pas hidheni në lap topin tuaj për të kontrolluar e-mailin e punës. Në ditët e sotme kjo është bërë një dukuri e zakonshme për shumicën. A e dini se si “ta lini punën tuaj në punë”? Nëse ju nuk e dini akoma ka ardhur koha për ta mësuar.

Pse është e rëndësishme kjo?

Sigurisht, ne të gjithë duam të jemi të suksesshëm, por për të qenë të suksesshëm në dëm të mendjes, trupit dhe shpirtit tuaj, kjo nuk është e vlefshme.Hidhni një vështrim të thjeshtë nga jeta e personave më të rëndësishëm në botë. Ato ndryshojnë nga temperamenti dhe aftësitë e tyre personale, por i bashkon diçka, të gjithë e dinë se kur do të relaksohen ose “hiqen nga priza”. Nëse keni vërtet një dëshirë të madhe për të qenë të suksesshëm ndiqini hapat e mëposhtëm:

Stakoni telefonin dhe lap topin

– Sapo të hyni në dyert e shtëpisë tuaj, puna ka mbaruar. Fshihini ato diku nëse nuk ju duhen.
– Kujtoni çfarë jeni duke humbur
– Duke pasur mendjen vetëm në lap topin e punës tuaj ju jeni duke humbur familjen dhe shoqërinë. Mos e harroni këtë!

Lexoni diçka

– Prisni! Ndërpriteni për pak punën tuaj, lexoni diçka, por mos lexoni diçka që lidhet me profesionin tuaj. Lexoni një lajm interesant në Google apo zgjidhni një libër interesant, por asnjëherë me përmbajtje të profesionit tuaj.

Lëshohuni për pak

– Bëni një dush, pini një gotë verë. Kjo nuk përbën asnjë pasojë, vetëm ju merr pak kohë për veten tuaj për të mbushur bateritë fizike dhe mendore.

Bëni plane

– Mënyra më e mirë për të gjithë ato që duan të kapërcejnë një varësi është ta zëvendësojnë atë zakon me diçka tjetër. Bëni plane me miqtë tuaj, bëni plane për të mësuar ndonjë hobi të ri. Çfarëdo që të jetë, është koha juaj tani, mund të bëni ç’të doni me të.

Vendos kufijtë

– Një gjë është e vërtetë, disa persona nuk thonë asnjëherë jo, ato janë në shërbim të punës në çdo kohë. Jo më. Kjo është e papranueshme. Jeta juaj është veçse personale. Pasi është mbyllur dita juaj e punës, shtëpia është shtëpi. Bëjani të qartë këtë kolegëve tuaj të punës dhe ato me siguri do ta respektojnë këtë vendim tëndin.

Falni

– Ndonjëhërë do t’ju duhet të punoni vonë. Faleni veten tuaj për këtë, e rëndësishme është që të mos e bëni zakon.

Prioriteti

– A do të kujdeset shefi për juve kur të plakeni? Ndoshta jo. Prioritet kini jetën tuaj. Familjen të parën, punën të dytën.

Punoni për të jetuar

– Mos jetoni për të punuar, në momentin e përfundimit të punës, mos lini asgjë për shtëpi. Shkëputuni çdo natë pa marrë parasysh pasojat.