Pas shërimit nga infektimi me Covid apo pas vaksinimit krijohen tek njeriu antitrupa kundër proteinës Spike. SARS-CoV-2 e përdor këtë proteinë për t’u vendosur tek qelizat dhe për të depërtuar në to. Nga proteina Spike antitrupat mund ta dallojnë virusin, të fiksohen aty dhe ta bëjnë kështu të “kuptueshëm” për qelizat e sistemit imunitar.
“Gishtërinjtë Covid” është një gjendje e lëkurës e krijuar si efekt anësor i përgjigjies së sistemit imunitar për të luftuar virusin sipas një studimi të ri.
Simptoma rezulton në inflamacion dhe skuqje në duar dhe këmbë e cila mund të zgjasë për muaj të tërë.
Zakonisht zhvillohet brenda një jave deri në katër javë pasi është infektuar dhe mund të rezultojë në gishtërinjtë e këmbëve teksa ato do të enjten ose të ndryshojnë ngjyrën.
Studiuesit para se ky rast të publikohej në British Journal of Dermatology, ekzaminuan 50 njerëz që kishin kaluar Covid-19 dhe që kishin simptoma të ngjashme.