Pjesa më e madhe e njerëzve e mendojnë disa herë para se të blejnë atlete të bardha. Kjo ndodh pasi ato janë të vështira për t’u larë. Në ditët e para atletet qëndrojnë të bardha dhe më pas fillojnë të zverdhen ose të mbushen me pluhur.
Por ka një mënyrë e larjes së atleteve e cila do ju lehtësojë mirëmbajtjen dhe do ju bëjë t’i blini më shpesh.
Në fillim pastroni atletet nga pluhuri me nje leckë të pastër dhe ujë. Më pas përgatisni në një enë me ujë një masë me sodë buke dhe pak solucion për larjen e atleteve. Përdorni një furçë dhëmbësh dhe lajini mirë në çdo cep. Dhe së fundmi para se t'i nxirrni për t'u tharë në hije, spërkatini me pudër bebe.
Nëse atletet tuaja të bardha janë prej lëkure rekomandohet një tjetër mënyrë. Përdorni vetëm një sapun dhe ujë, e atletet tuaja do të duken si të reja.





