Milingonat, këto insekte të vogla, por që shpesh popullojnë kuzhinën duke u kthyer në një makth të vërtetë.
Për t’i eliminuar këto “mysafirë”, ekzistojnë disa mënyra efektive dhe natyrale duke shmangur kështu dhe kimikatet që ndikojnë negativisht në mjedis.
Gjëja më e mirë që ju mund të bëni për të ndaluar milingonat të hyjnë në shtëpinë tuaj është duke larguar dhe mbyllur mirë sheqerin, bukën dhe të gjithë ato lloj produktesh që i tërheqin ato.
Por nëse milingonat kanë pushtuar shtëpinë, ju mund t’i spërkatni ato me kanellë, spec djegës dhe hudhër.
Uji dhe sapuni gjithashtu i largojnë insektet, madje eliminojnë mundësitë që ata të kthehen sërish, po ashtu edhe limoni.
Nëse numri i milingonave në shtëpinë tuaj është i madh, duhet të përdorni miell misri të përzier me ujë. Në këtë mënyrë insektet do të ushqehen me këtë përzierje që i fryn stomakun duke i vrarë përfundimisht ato.