Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël të fëmijës së saj të dytë dhe po admiron çdo moment trupin e saj.
Këtë e ka treguar edhe së fundmi me publikimin e një fotoje që ka shkaktuar zhurmë në rrjetet sociale. Një mbrëmje para se të shtrihej, ajo shkrepi një foto para pasqyrës, ku duket barku i blogeres zhveshur dhe gjoksi i saj që e mbulon me duar, të cilën vendosi ta publikonte të nesërmen në mëngjes.
Të shumë ishin ata që iu drejtuan blogeres me pyetjen “si të lë burri të dalësh lakuriq?”, ndaj Chiara gjeti momentin të realizonte një video ku komentonte të gjithë situatën, duke treguar se ishte habitur nga këto kritika.
Ajo sqaroi se burri nuk kishte punë fare me trupin dhe gjërat e saj personale dhe i këshilloi vajzat të gjejnë dikë që i mirëkupton dhe nuk i vë limite për të bërë atë që dëshiron dhe për të qenë vetvetja.
“Fjeta vonë dje dhe para se të shtrihesha dola para pasqyrës dhe pashë veten. Mendova: Sa i bukur është trupi i gruas! Dhe realizove atë foto. Në mëngjes vendosa ta postoj. Nuk e kuptoj si ka mundësi që shumica e komenteve negative janë nga gra. Dua t’ju sqaroj se burri im nuk vendos për gjërat e mia. Kam zgjedhur një njeri që nuk më vendos kufij për asgjë. Kështu duhet të bëni edhe ju. Jemi në vitin 2021 dhe gratë akoma nuk ja dinë vlerat vetes dhe kanë paragjykime kaq të mëdha”, tha ndër të tjera Chiara.
Më tej, për të mbështetur bashkëshorten, edhe Fedez pozoi lakuriq, njësoj si Chiara.





