Ermira Demiraj, mjeke specialiste e lëkurës në spitalin Rajonal të Durrësit, ka ngritur një sërë problematikash në lidhje me shëndetin e popullatës dhe kryesisht të pushuesve në stinën e verës.
"Mos u ekspozoni nga ora 10 deri në orën 16 në diell dhe në plazh, por edhe në këto orare duhet të përdorni kremin, kapele, syzet, kryesisht nga popullata e riskuar", thotë ajo.
Sipas Demirajt, konsumimi i ujit të pijshëm duhet të shtohet në këtë periudhë, ndërsa vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet infeksioneve virusale, bakteriale dhe mykotike.
"Mundësia e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse është shumë e madhe kryesisht sëmundjet e lëkurës", nënvizon mjekja. "Bëni kujdes sepse sezoni i plazhit, është favorizues për këto sëmundje, që duan nga mjeku vizita të specializuara."
Për mjekët e Durrësit shtimi i popullisë në këtë stinë shton edhe sëmundjet infeksioniste e për këtë qëllim kujdesi nga e gjthë popullata duhet të jetë i madh.
K.H.





