Magnezi ndihmon zemrën, muskujt dhe sistemin imunitar të funksionojnë normalisht. Edhe pse ai është shumë i rëndësishëm, njerëzit nuk marrin mjaftueshëm nga ky mineral. Para se të filloni të përdorni suplemente, duhet të dini se ka një diferencë të madhe mes dozës së pamjaftueshme dhe mungesës së vërtetë. Shenjat e mungesës janë të përziera, të vjella, lodhje dhe mungesë oreksi. Mungesë të këtij minerali zakonisht kanë personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut, probleme me tretjen, si sëmundja e Chrohn-it dhe celiake, ata që marrin mjekime për zemrën ose osteoporozën.

Për sa magnez keni nevojë?

Rreth 60% e magnezit është në kocka, ndërsa pjesa tjetër është në indet e trupit si dhe 1% në gjak. Të rriturit duhet të marrin 400 mg magnez, ndërsa gratë 310 mg. Doza rritet në 420 mg dhe 320 mg pas moshës 30 vjeç.

Fatmirësisht, mund të merrni 100% të magnezit duke konsumuar ushqime që janë të pasura me këtë mineral.

Ja kush janë disa prej ushqimeve më të pasura me magnez:

Bajamet: 105 mg magnez në ¼ kupë

Këto fruta të thata janë gjithashtu të pasura me vitaminë E, një antioksidues që forcon sistemin imunitar dhe mbron shikimin. Ato përmbajnë gjithashtu proteina, që ju mbajnë të ngopur, si dhe acide yndyrore omega 3 të shëndetshme për zemrën.

Farat e susamit: 100 mg magnez në 1 racion

Këto fara janë gjithashtu të pasura me zink, që ndihmon në prodhimin e testosteronit dhe spermës tek meshkujt. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i hekurit dhe vitaminës B-6.

Farat e lulediellit: 128 mg magnez në ¼ kupë

Këto fara janë një burim i mirë i kalciumit, mineral shumë i rëndësishëm për kockat. Ato janë të pasura gjithashtu me yndyra shumë të pangopura, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit në gjak kur i hani në sasi të moderuar.

Banane: 33 mg magnez në një banane mesatare

Kur janë akoma jeshile, ato janë një nga burimet më të mira të niseshtes rezistente, një karbohidrat i shëndetshëm që na mbush barkun dhe përshpejton metabolizmin. Bananet sigurojnë gjithashtu një dozë të mirë të kaliumit, një mineral që mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut në mënyrë natyrale.

Shqeme – 89 mg në ¼ kupë

Një racion me shqeme siguron gati 10% të hekurit që ju nevojitet çdo ditë. Këto fruta të thata janë gjithashtu një burim i mirë i folates dhe vitaminës K.

Farat e kungullit: 74 mg në 1 kupë

Qumësht: 27.8 mg në 1 kupë

Bollgur: 57.6 mg magnez në 1 kupë

Këto drithëra të shëndetshme janë të pasura gjithashtu me folate,fiber, kalium dhe acide yndyrore omega 3.

Mund të keni dëgjuar për përfitimet shëndetësore të qumështit që kur keni qenë fëmijë, megjithatë ja një rishikim i shpejtë: 1 gotë qumësht siguron rreth 1/3 e sasisë së rekomanduar çdo ditë të kalciumit, i cili është i rëndësishëm për zhvillimin dhe forcimin e kockave. Qumështi është gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, vitaminës D, proteinave dhe vitaminës B 12.

Brokoli: 51 mg magnez në ½ kupë me brokoli të gatuara

Një racion nga kjo perime përmban më shumë vitaminë C se një portokall. Studime të ndryshme gjithashtu kanë treguar se njerëzit që hanë shumë brokoli janë më pak të rrezikuar që të preken nga disa lloje kanceri, si ai i zorrës apo fshikëzës së urinës.

Bizele: 48 mg magnez në 1 kupë

Bizelet janë të pasura gjithashtu me vitaminë C, proteina, kalium dhe vitaminë A. /shendeti.com.al/