Debatet e vogla janë diçka normale kur jeni në çift. Jo gjithmonë duhet të biem dakord me partnerin mbi tema të ndryshme, pasi secili prej nesh ka mendimin e tij.
Sidoqoftë, edhe pas debateve duhet të përpiqemi të rregullojmë çdo hatërmbetje. Më poshtë po ju tregojmë se si të pajtoheni me partnerin apo partneren bazuar tek shenja e tyre e horoskopit.
Dashi
Personat e kësaj shenje janë kapriçozë, ndonjëherë agresivë e kokëfortë, por kanë në brendësi shpirtin e pasionit. Nëse doni t’i rikuperoni mos humbisni kohë dhe tregojuni cilat janë ndjenjat dhe nevojat tuaja. Ata nuk janë të ftohtë ndaj deklaratave direkte.
Demi
Personat e shenjës së Demit njihen për kokëfortësinë, por nga ana tjetër janë edhe posesivë. Nëse doni të shpëtoni lidhjen me ta e të riktheni pasionin, tregojuni se po bëni të pamundurën për të qenë sërish bashkë. Ata janë mjaft praktikë.
Binjakët
Personat e kësaj shenje njihen për dyanshmërinë emocionale. Ata mund të jenë të dashur në një moment dhe hakmarrës në një moment tjetër. E mira është që të mos iu lini kohë të mendohen dhe duhet t’iu kërkoni shpejt një mundësi të dytë. Nga ana tjetër u lini hapësirë të lirë dhe tregojuni se janë ata që ju komandojnë.
Gaforrja
Armiku më i madh i gaforreve është vetvetja pasi ata janë pesimistë dhe aspak të sigurt në vetvete. Nëse doni t’i rifitoni tregojuni se janë të nevojshëm dhe specialë.
Luani
Personat e kësaj shenje janë karizmatikë dhe të sigurt në vetvete, kështu që mënyra më e mirë për t’i bindur të rikthehen është t’iu thoni se gjithçka ka qenë gabimi juaj.
Virgjëresha
Personat e shenjës së Virgjëreshës reflektojnë përherë dhe janë kritikë ndaj vetes. Kur gabojnë, ata mundohen të korrigjohen sa më shpejt. Çfarë të bëni për t’i rifituar? Inkurajojini dhe qëndrojuni pranë.
Peshorja
Nëse situatat kanë qenë të tilla që ju është dashur të ndaheni nga një Peshore, do e keni shumë të lehtë të ripajtoheni pasi ata janë të qetë, harmonikë dhe pa besim tek vetja.
Akrepi
Personat e kësaj shenje veçohen për pasionin në një lidhje, por gjithashtu për karakterin kompleks. Për t’i rikthyer pas vetes duhet të gjeni momentin kur të veproni. Shmangni vendet me shumë njerëz dhe me shumë zhurmë.
Shigjetari
Personat e kësaj shenje janë të mrekullueshëm kështu që për t’u rikthyer sërish pranë tyre duhet të përdorni humorin e të tregoheni të përulur.
Bricjapi
Një nga aspektet më të dallueshme të Bricjapit është shpirti kritik. Ata nuk tolerojnë shumë, nuk falin dhe nuk harrojnë kurrë. Nëse doni të pajtoheni me ta mirë është të gjeni mënyrën për të krijuar një ambient të paqtë, të pranoni gabimet dhe t’i shihni gjërat më pozitivisht.
Ujori
Personat e kësaj shenje janë spiritualë dhe pasionantë, kështu që për t’i bindur e për t’u pajtuar duhet të veproni në një mënyrë të veçantë. Tregojuni se ju kanë munguar dhe se pa ta ndiheni të humbur. Nuk ka gjë që i bën më të lumtur sesa ta kuptojnë se janë të domosdoshëm për dikë.
Peshqit
Mënyra më e mirë për të rikuperuar dikë të shenjës së Peshqve, është arsyeja, kontrolli dhe vlerësimi i kohës. Nëse e bëni atë të kuptojë se keni ndenjur pak kohë larg për të mirën e marrëdhënies, do e rifitoni.