Të gjithë amvisat dhe jo vetëm, me siguri një herë në jetë kanë përjetuar mykun që lavatriçja zë gjatë përdorimit. Myku është një masë që zakonisht krijohet në sipërfaqet e lagura dhe të mbyllura.
Pavarsisht kujdesit të tepruar që mund të tregoni sërisht paisjet tuaja mund të bëhen fare lehtë vatra mykoze. Duke qënë nje hapërsirë e mbyllur dhe e lagësht lavartriçja është ambienti perfekt për krjimin e mykut.
Ky mund të kthehet në një problem të vërtëtë pasi shkakton aroma të këqija dhe mund të jetë toksik për trupin. T’a eleminosh zakonisht është e vështirë dhe e lodhshme, por më poshtë keni një mënyrë shumë natyrale se si mund të shpëtoni prej tij.
Vetëm me dy përbërës natyralë mund t’a largoni menjëherë mykun nga lavatriçja juaj.
Përbërësit
- 1 gotë uthull të bardhë
- 1 lugë gjelle sodë buke
Si të veproni
Këshillohet që lavatriçja të jete e zbrazur gjatë realizimit të këtij pastrimi. Hidhni uthullën dhe sodën e bukës tek vendi ku hidhni detergjentin e rrobave.
Ndizni lavatriçen tuaj dhe bëni një larje me 60 gradë me lavatriçen bosh për të paktën 15 minuta. Më pas ndalojeni proçesin e larjes për një orë.
Pasi t’a keni mbaruar këtë proçedurë, vendoseni lavatriçen në opsionin për të përfunduar larjen. Uthulla e mollës dhe soda e bukës kanë veti disinfektuese dhe shkrijnë toksinat. Kjo mënyrë do të largojë mykun nga lavatriçja juaj dhe do të përmirësojë funksionimin e saj./AgroWeb.org





