Kolesteroli padyshim që shkakton probleme të shumta sa i përket presionit të gjakut, peshës dhe gjithashtu dhimbje në organe të ndryshme si stomaku.
Por duket se jo çdo lloj kolesteroli është i dëmshëm, pasi trupi prodhon kolesterolin e nevojshëm, por ushqimi që ne përdorim e rrit atë duke shkaktuar dëmet e mësipërme. Ja disa mënyrë sesi mund t’a mbani në kontroll kolesterolin në trupin tuaj:
1-Përpara se të zgjidhni një produkt kontrolloni etiketat e përbërjes së saj.
2-Pini sa më shumë ujë. 5 gota në ditë janë të nevojshme.
3-Arrat apo lajthite jo vetëm që ndihmojnë që të bini në peshë, por dhe ndikojnë në kolesterol.
4-Është e rëndësishme që të keni sa më shumë aktivitet fizik për të rregulluar nivelet e kolesterolit si dhe për të forcuar zemrën.