Ju mund të keni shanse të flini një natë në shtëpinë e aktores Gwyneth Paltrow e cila ka vendosur në Airbnb shtëpinë që ka në Kaliforni. Nga data 15 gusht deri më 9 shtator mund të rezervosh falas, një natë për dy persona.
“Shtëpia në Kaliforni është vendi ku unë vij dhe relaksohem. Është vendi ku gjej frymëzimin që më duhet për punën time me Goop dhe për t’u rilidhur me familjen dhe miqtë e mi të çmuar”, shkruhet në njoftim.
Paltrow do të jetë aty për të përshëndetur mysafirët e saj pas mbërritjes dhe check-in është pas orës 16:00 me daljen para orës 11:00. Shtëpia është e madhe, ka një krevat dopio dhe përveç veçorive tipike si parkim falas dhe ajër të kondicionuar, prona është e pajisur me kamera sigurie.
Të ftuarit do të kenë akses në oborr dhe pishinë, thuhet në listë, por jo në shtëpinë kryesore. Ka kamera sigurie 24/7 për qëllime sigurie dhe do të ketë siguri 24-orëshe në vend gjatë qëndrimit tuaj. Pa kafshë shtëpiake, pa duhan, pa drogë apo aktivitete të paligjshme. Gjithashtu ka një politikë të rreptë “jo party”. Në natën e qëndrimit mysafirëve do t’u ofrohet trajtimi në SPA dhe produktet e Goop, kompanisë që Gwyneth zotëron, si edhe do të marrin pjesë në një seancë meditimi.