Periudha e verës, temperaturat e larta dhe mosushqyerja e duhur mund të shkaktojnë probleme me tretjen. Problemet me fryrjen janë një nga problemet më të shpeshta dhe nëse nuk trajtohen si duhet, ato mund të sjellin shqetësime të mëdha.
Ekspertët shprehen se është e rëndësishme të ushqeheni shëndetshëm dhe të kryeni aktivitet fizik. Por nëse keni ndjesinë e fryrjes, ja çfarë duhet të keni parasysh që të ndjeheni më mirë:
-Konsumoni shumë perime të freskëta dhe perime jeshile, si karota dhe panxhar. Ato konsiderohen si ideale në këtë periudhë, pasi janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina A, C.
-Shmangni konsumimin e tepërt të çajit dhe kafes. Ata kanë tendencë të shkaktojnë dehidratim.
-Përfshini në dietën tuaj fruta të thata. Bajamet, arrat, farat e lirit janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe acideve yndyrore omega 3.
-Ushtrohuni rregullisht në mënyrë që mendja dhe trupi të ndjehen të freskët dhe energjikë.
-Përfshini ushqime anti-inflamatore dhe anti-virale.