Humbja e dhjamit në fytyrë mund të jetë sfiduese, por ka disa metoda efektive që mund t’ju ndihmojnë. Ja disa këshilla praktike për të reduktuar fryrjen dhe për të formësuar më mirë tiparet e fytyrës.

  1. Ushtrime për fytyrën
    • Fryni faqet dhe kaloni ajrin nga njëra anë në tjetrën.
    • Bëni lëvizjen e buzëve si për një puthje dhe lëvizini anash.
    • Buzëqeshni me dhëmbët shtrënguar për disa sekonda.
    Këto ushtrime duhen bërë dy herë në ditë për 8 javë.
  2. Ushtrime kardio

Dhjami në fytyrë shpesh lidhet me shtimin në peshë të përgjithshëm. Ushtrimet si vrapi, ecja e shpejtë, çiklizmi apo kërcimi ndihmojnë në djegien e kalorive dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Rekomandohet 20-40 minuta ushtrime kardiovaskulare në ditë.

  1. Pini më shumë ujë
    • Përshpejton metabolizmin me 24%.
    • Parandalon mbajtjen e ujit dhe fryrjen e trupit.
    • Shmang dehidratimin, i cili mund ta bëjë fytyrën të duket më e fryrë.
  2. Kufizoni alkoolin
    • Alkooli përmban shumë kalori dhe rrit mundësinë e shtimit në peshë.
    • Shkakton dehidratim dhe mbajtje lëngjesh në organizëm.
    • Këshillohet maksimumi një gotë në ditë për femrat dhe dy për meshkujt.
  3. Shmangni karbohidratet e përpunuara
    • Biskotat, buka e bardhë dhe makaronat kanë pak vlera ushqyese dhe shkaktojnë shtim në peshë.
    • Ato përmbajnë sheqerna të përpunuar, të cilët rrisin ndjesinë e urisë dhe grumbullimin e dhjamit.
  4. Flini mjaftueshëm
    • Mungesa e gjumit rrit kortizolin, hormoni i stresit që favorizon shtimin në peshë.
    • Gjumi i rregullt përmirëson metabolizmin dhe redukton oreksin.
    • Synoni të flini të paktën 7-9 orë në natë.
  5. Konsumi i kripës nën kontroll
    • Kripa nxit mbajtjen e lëngjeve, duke bërë që fytyra dhe trupi të fryhen.
    • 77% e kripës në dietën tonë vjen nga ushqimet e përpunuara.
    • Zgjidhni ushqime të freskëta dhe përdorni alternativa natyrale si erëzat për të shtuar shijen.

Duke zbatuar këto këshilla, jo vetëm që do të shmangni shëndoshjen e fytyrës, por edhe do të ndiheni më energjikë dhe të shëndetshëm!