Sezonet gjithnjë më të hershme të lulëzimit dhe sasitë gjithnjë më të mëdha të polenit që qarkullojnë në ajër janë trend që po përkeqësohet çdo vit, ndërsa ka gjithnjë e më shumë edhe alergjikë, shpjegojnë shkencëtarët. Ekspertët besojnë që çdo vit do të jetë më keq për shkak të motit jashtëzakonisht të ngrohtë, lulëzimit gjithnjë më të hershëm dhe pranverës pa shumë reshje, ndërsa kjo përkeqëson simptomat e alergjisë.
Edhe pse pranvera është kohë e ftohjes dhe virozave, dallimi kryesor është që simptomat e alergjisë gjithsesi zgjasin më gjatë se 10 ditë, ndërsa janë më të lehta se tek ftohja. Besohet që sot nga ndonjë formë e alergjisë vuajnë rreth 30 për qind e njerëzve, ndërsa në dekadën e ardhshme ky numër edhe do të dyfishohet.
Në pranverë reaksionet alergjike shkaktohen nga poleni i lajthisë, verrit, shelgut, pastaj mështeknës dhe panjës. Çajet e ndryshme të pasura me antioksidantë me shtesat e vitaminave C, E, B dhe magnezit, selenit, kalciumit mund të reduktojnë reagimin e trupit në stimujt nga mjedisi dhe të lehtësojnë alergjinë.
Në përgjithësi, ushqimi i shëndetshëm dhe i balancuar mesdhetar do të ndihmojë në kontrollimin e etheve të çmendura pranverore, këshillojnë imunologët. Pranvera është stina më e mirë për të sjellë trupin në formë. Imuniteti më i fortë do të mbrohet më lehtë nga sëmundjet. Ju sjellim këshilla si të shmangni shkuarjen te mjeku, ndërsa trupin tuaj do ta bëni në mënyrë të përkryer të shëndetshëm.
Puthuni. Po, puthja ndihmon në luftën kundër ftohjes dhe gripit. Shkëmbimi i baktereve rrit mbrojtjen natyrale të trupit dhe forcon sistemin e imunitetit. Është dëshmuar që seksi një herë në javë rrit nivelin e imunoglobulineve, proteinave që ngrenë imunitetin. Përfitimin më të madh do ta nxirrni nëse seksin e kombinoni me puthje.
Dëgjoni muzikë. Dëgjimi i muzikës po ashtu rrit nivelin e imunoglobulineve. Dëgjojeni muzikën më të dashur çdo ditë, të paktën 30 minuta gjatë dhe pas situatave stresuese.
Ecni shpejt. Hulumtimi ka treguar që shëtitja e shpejtë prej 45 minutash, katër apo më shumë ditë në javë mund të përmirësojë sistemin tuaj të imunitetit dhe rrit tolerancën ndaj dhimbjes. Por mos vraponi, veçanërisht nëse ndieni simptomat e para të ftohjes, sepse vrapimi në momente të tilla mund t'iu dërgojë drejt në shtrat.
Mos i fryni hundët fort. Kur jeni të sëmurë, hunda mbushet me sekrecion. Në vend të fryrjes së fortë, duheni të fryni butësisht secilën vrimë hunde (veç e veç). Fryrja e papritur dhe e fortë mund të shkaktojë kalimin e sekrecionit deri tek si sinuset, me çka rrezikoni që të sëmureni edhe më shumë.
Shmangni ajrin e thatë. Ajri i thatë është bazë e frytshme për ftohjen dhe gripin. Viruset dhe bakteret më lehtë shumohen në ajër të thatë dhe po kështu mund të mbijetojnë më gjatë. Në këtë mënyrë do të sëmureni më lehtë. Ajrosni shtëpinë tuaj shpesh dhe mos harroni të ajrosni hapësirën në të cilën rrini shumë.
Pini kafe. Pirja e lëngjeve të ngrohta, duke përfshirë edhe kafen mund të shpërlajë viruset dhe bakteret në gojën dhe stomakun tuaj. Nëse nuk jeni adhurues i kafes, pini çaj, ujë të ngrohtë ose supë. Po ashtu, provoni ta shpërlani gojën me ujë të ngrohtë, sepse në këtë mënyrë do të largoni të gjitha viruset dhe bakteret.