Çdo 8 mars për gratë është një rast special për të festuar me mikeshat dhe për t’u veshur me të verdhë, ngjyra e lules simbol të kësaj dite, mimozës.
Mund të zgjidhni një fustan të shkurtër apo të gjatë, ose të kombinoni një bust të verdhë me fund ose pantallona. Efekti i mimozës është i thjeshtë për t’u arrirë dhe ndër të tjera shumë i ndritshëm dhe i hareshëm.
Nëse veshja njëngjyrëshe ju duket e ekzagjeruar, mund të përdoni vetëm një element të verdhë. Për shembull mund të vishni një bust apo një këmishë ngjyrë të verdhë dhe t'i kombinoni me pantallona xhins, nëse dita juaj do të jetë e zakonshme, por nëse do të dilni për të festuar mund të zgjidhni një fund klasik dhe xhaketë.
Veshjet ideale me ngjyrë të verdhë janë të pafundme dhe mund t'i kombinoni me të zezën ose blunë.
Por nëse doni të guxoni mund ta kombinoni ngjyrën e mimozës edhe me jeshile, kështu do të krijoni një look shumë energjik.
Aksesorët e verdhë
Nëse preferoni të tregoni të verdhën dhe ideja juaj është të keni diçka me këtë ngjyrë thjesht për festë, luani me aksesorët. Çanta, këpucët, bizhuteritë mund t’i japin një prekje mimoze look-ut tuaj.
Për më shumë shikoni fotot në galerinë e mëposhtme, ku mund të krijoni një ide për veshjen tuaj në këtë ditë të shënuar, që me siguri do ta kaloni me mikeshat tuaja të dashura!
Burimi: Alfemminile.it
Përshtati: R.O.