A keni kujtuar ndonjëherë dashuritë e vjetra dhe e keni pyetur veten se pse e keni dashur atë lloj mashkulli? Kjo nuk do të thotë që ju nuk përputheni me njëri-tjetrin, por thjeshtë prisni që ai të ndryshojë…
Me kalimin e viteve shijet tona ndryshojnë në fushën e ndjenjave. Për këtë arsye është bërë një sondazh midis femrave të moshës 18 deri në moshën 55 vjeç, të cilat duhet të përkufizonin disa tipe meshkujsh “ideal” në funksion me etapat e jetës së tyre. Okazioni të zbuloni se nuk ekziston një mashkull perfekt, por shumë…
Nga mosha 18 deri në 24 vjeçe
Shqetësimi kryesor i këtyre femrave të reja në këtë moshë është që partneri i tyre mirëkuptohet me miqtë që kanë. 47% midis tyre kërkojnë kështu një mashkull që i pëlqen gjithashtu dhe rrethit të tyre. Femrat e kësaj moshe bien në dashuri shpesh me një mashkull me fizik të mirë dhe me ato që ndajnë një numër të përbashkët shijesh si kinemaja, librat dhe muzika.
Nga mosha 25 deri në 34 vjeçe
Në këtë stad të jetës, femrat janë të përqendruara në karrierën e tyre, por tërheqja fizike dhe përputhshmëria seksuale janë gjërat më të rëndësishme sipas sondazhit. Për disa prejt tyre ambicia është një pjesë e rëndësishme e princit të tyre…
Nga mosha 35 deri në 44 vjeçe
Partneret me një moshë më të madhe bëhen tërheqës për femrat që i afrohen të dyzetave (sipas sondazhit). Në këtë pjesë të jetës së tyre femrat kërkojnë një mashkull që të ndërtojnë jetën e tyre si: grua shtëpie, si nënë etj.
Nga mosha 45 deri ne 54 vjeçe
Fjala çelës në këtë moshë është siguria. 95% e femrave të kësaj moshe kanë thënë që ato kërkojnë një partner me të cilin duan të ndihen të sigurta. 54% midis tyre pranojnë që mund të dalin me një mashkull më të ri në moshë.
Duke filluar nga mosha 55 vjeçe
Inteligjenca dhe personaliteti vjen në plan të parë. Femrat kërkojnë një mashkull me të cilin duan të ndajnë vlerat e tyre dhe me një sens të mirë humori.