Ndërkohë që NASA po përgatitet të dërgojë njerëz në Mars, shqiptarët vijojnë të torturohen në tragetet e linjës Bari-Durrës. Ky është komenti mbi këtë video të publikuar në faqen “Jeta osh Qejf”.

Aty dallohen emigrantë që kthehen për pushime në vendlindje, por e bëjnë udhëtimin në këto kushte. “Ashtu si për naftën e biletat e avionëve dhe këtu mbajmë vendin e parë në botë për çmimet më të kripura”, vazhdon komenti.

Ditët e fundit është regjistruar dhe fluksi më i lartë nga ana e emigrantëve shqiptarë që vijnë me tragetet e mbipopulluar, në portin e Durrësit.