Policia italiane publikon videon e super aksionit antidroge, finalizuar me arrestimin e disa personave, mes tyre edhe shtetasin Valentin Selaj, i dashuri Viola Spiros.

Ne operacion moren pjese forca te policise italiane dhe asaj hoandeze, pas hetimeve per nje organizatë kriminale të specializuar në trafikun e drogës nga Holanda në Itali, shkruan media italiane.

Gjatë hetimeve të kryera nga policia në Firence dhe në Holandë, u kryen dhjetra arrestime dhe u kapën gati një ton drogë. Hetimet u koordinuan nga Administrata e Rrethit Firma Anti-Mafia dhe autoriteti gjyqësor holandez.

Operacioni është zhvilluar në Firence, Amsterdam dhe Roterdam, ku hetuesit holandezë dhe policia e Firences ka arrestuar shtatë persona përgjegjës për trafikun ndërkombëtar të drogës, posedim të paligjshëm të armëve dhe pastrimit të parave.

Hetimet filluan në maj 2015. Aksioni është rezultat i një hetimi nga prokurori i Firences- Anti-Mafia, gjatë të cilit është shkatërruar një rrjet kriminal shqiptar, të përkushtuar për trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika e Jugut qe vinte në Itali përmes Holandës, dhe paratë me pas xhiroheshin perseri.

Kujtojme se media lokale lanazione.it ne 17 nentor ka hapur gazeten me nje foto te Valentin Selajt dhe Viola Spiros. Por, ne informacionin qe shoqeron lajmin ne medin italiane per arrestiet dhe videon e postuar nuk ka detaje per personat qe u prangosen si pjese e bandes.