Ministria e Brendshme spanjolle ka reaguar për herë të parë për arrestimin e shqiptarit Lulzim Berisha.
Në njoftimin e saj, ajo sqaron se autoritetet shqiptare këmbëngulën në rëndësinë e gjetjes së këtij shtetasi. Dhe pas hetimeve të para, kërkimet u përqendruan në bregdetin e Levantit.
“Autoritetet shqiptare këmbëngulën në rëndësinë dhe prioritetin e gjetjes së këtij personi. Pas hetimeve të para, kërkimi u përqendrua në bregdetin Levantin, ku disa agjentë udhëtuan për javë të tëra. Menjëherë pas kësaj, një apartament në San Juan de Alicante u gjet ku mund të fshihej i kërkuari.
Në të njëjtin muaj dhjetor, ndërkohë që hetuesit kryenin vëzhgime diskrete në afërsi të urbanizimit, agjentët arritën të identifikonin një tjetër anëtar të organizatës që po përgatitej të zhvendoste të kërkuarin dhe me agjentët shfrytëzuan rastin për ta arrestuar atë”, thotë Ministria.
Në njoftim sqarohet gjithashtu se Lulzim Berisha ishte në kërkim për vrasjen e dy personave, për larje hesapesh.