Tërmeti 6.2 ballësh në Itali ka sjellë një katastrofë të vërtetë. Një qytet i vjetër thuajse është zhdukur nga faqja e dheut.
Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën, rreth 150 rezultojnë të zhdukur dhe me qindra të tjerë janë të plagosur. Qyteti që u godit më shumë është Amatriçe.
Fotot tregojnë se si tërmeti e ka rrafshuar qytetin e vjetër. "Sheshi qendror, kanë thënë dëshmitarët, i përngjante ferrit të Dantes".
Pluhur, kaos, ulërima njerëzish të dëshpëruar të mbetur në rrënoja dhe të qara familjarësh që kërkonin të dashurit e tyre.
Më poshtë janë disa foto nga tmerri që kanë përjetuar italianët ditën e sotme.





