- Ky shkrim ka si qellim të hedhë dritë me fakte dhe prova për manipulimin e shorteut publik të dt 17.06. 2022 mbajtur në bashkinë Durrës.
Bashkia Durrës shënoi skandalin e radhës duke hedhur në bixhoz, e duke lozur teatër në aktin e fundit të dramës për 34 apartamentet e banorëve të pallatit 10 62 ose i njohur pallati “Voda”.
Shorteu u hodh në datë 17 Qershor në orën 09 të mëngjesit në sallën e këshillit bashkiak, ndërsa komisioni i posaçëm i bashkisë pretendoi se do të mund tju hedhë hi syve familjarëve, duke aktruar një mbledhje farsë. Rezultati final është ai që banorëve ju rrëmbyen banesat e tyre nëpërmjet shorteut të pavlefshëm.
Dy momente e bëjnë të pavlefshëm këtë shorte, si proçedurialisht edhe nga mënyra e organizimit të tij.
Shorteu publik është mbajtur në kundërshtim me parimet e nenit 2 të vendimit nr 138 të Këshillit Bashkiak.
Parimet; neni 2 i rregullores;
Kjo rregullore bazohet nè parimin e transparencès, mosdiskriminit, mundèsisè sè aksesimit dhe kuptimit pèr pèrfituesit, njoftimit, barazisè ndermjet pèrfituesve tè tè njejtit grup. Rezultatet e shorteut si më poshtë tregojnë se si shtëpitë e qytetarëve u grabitën nga tarafi i bashkisë.
Në mungesë transparence të plotë Bashkia Durrës, me qëllim dhe me dashje, shkeli ligjin që vetë e ka miratuar e konkretisht nè rregulloren e miratuar me Vendimin e Kèshillit Bashkiak Nr.138 date 28.10.2021 për mbajtjen e shorteut publik.
Neni 3 i rregullores për organizimin e shorteut thotë midis të tjerash;
Procedurat e shorteut realizohen nè prani tè gjithè subjekteve pèrfitues. Procedurat janë kryer para se qytetarët të hynin në sallën e mbledhjeve të Këshillit. Goglat janë mbushur dhe janë vendosur në vazo nuk dihet nga kush e si e qysh e kush ka kryer atë veprim.
Me tej citon neni 3) :
Shorteu drejtohet nga Kryetari i Bashkisè nè perputhje me rregullat e parashikuara nè kètè rregullore, me ndihmèn e Komisionit te Posaçèm. Kryetari i bashkisë Emirjana Sako kishte lënë zëvendësin Gentian Kallmi të drejtonte shorteun.
Subjektet pèrfituese informohen / njoftohen / thirren pèr njoftimin e pèrgjithshem te shorteut por edhe nga thirrja nèpèrmjet njoftimit tè do pèrfaqèsuesi, pjesè e shorteut publik. (pesèmbèdhjete) ditè pèrpara datès sè hedhjes sè shorteut nepèrmjet lajmèrimeve publike. Keto tè fundit publikohen apo afishohen nè ambientet publike tè njesisè sè vetèqeverisjes vendore, nè mediat audiovizive kombètare, rajonale ose lokale, si edhe botohen nè gazetat lokale ose nè dy gazetat mè tè lexuara nè nivel kombetar. Ky njoftim duhet tè pèrmbaje listèn e pèrfituesve dhe vendndodhjen / zonèn e objektit.
1. Si fillim Bashkia Durres nuk e ka realizuar publikimin e listes së banorëve përfitues bashkangjitur thirrjes për shorteun publik 15 ditë para shpalljes publike. Kjo listë nuk është publikuar as një muaj më pas. Bashkia e ka detyrim ligjor shpalljen në vende publike të listës fituese.
2. Bashkia Durrës në mungesë transparence të plotë, me qëllim e në mënyrë abuzive e skandaloze nuk ka respektuar proceduren e mbajtjes së shorteut.
3. Bashkia iu kërkoi banorëve të vendosnin me mirëkuptim për zgjedhjen e apartamenteve ku i kishin patur! Banorët ju përgjigjën dhe vendosën. Por çuditërisht u tha që nuk u arrit dakordësia nga disa persona.
4. Jo vetëm që lista e subjekteve përfitues nuk u bë publike 15 dite para shorteut, por në mungesë transparence të plotë, në shkelje flagrante të rregullores së shorteut publik, mëngjesin e 17 qershorit komisioni i posaçëm i bashkisë futi tre familje të cilat vetëm mbrëmjen e 16 Qershorit u miratuan si përfituese te tre apartamenteve nga Këshilli Bashkiak. Komisioni i shorteut me kryetare Emiriana Sako, në rastin konkret ka abuzuar me detyrën që mbajnë me dashje!
2 ) Në rregulloren e shorteut neni 4 midis të tjerash thuhet:
Pasi bèhèt pèrzierja e goglave ne kutine apo globin transparent subjekti pèrfitues tèrheq nè
mènyrè rastèsore njè gogël, e hap dhe lexon emrin me zè tè lartè e tregon shiritin i cili permban
tè dhènat e perfituesit dhe e dorezon Kryetarit te Komisionit, i cili e vendos nè projekt skice / si
edhe shènohet nè procesverbalin dhe registrin e shorteut publik nga Komisioni i Posaçèm.
Trazimi i goglave nuk u bë asnjëherë deri në një moment kur ishin tërhequr mbi 70% e goglave në vazon 2+1.
Neni 6 i rregullores së shorteut thotë:
Goglat perpara sè tè hidhen nè kutinè transparente, preken me dorè edhe nga anètarët e tyre nè formè apo temperaturè.
Kjo proçedurë nuk u zbatua në shorte! Janë në dispozicion pamjet filmike të shorteut!
Çfarë tregoi ky shorte!
Mungesë transparence dhe diskriminim për një pjesë të familjeve.
Sepse vetëm transparencë nuk u pa në këtë shorte. Kur qytetarët hynë të emocionuar e me shumë dilema pasi donin t’i ndanin apartamentet me parimin “në katet ku i kanë blerë, “dhe me detyrim i sollën në shorte. Nëse qytetarët nuk mernin pjesë në shorte bashkia në thirrjen publike thoshte se humbasin të drejtën e ankimit. https://www.durres.gov.al/bashkia/njoftime-shpallje/1663-njoftim-per-shorteun-publik-te-dates-17-06-2022-me-objekt-shperndarjen-caktimin-midis-perfituesve-nga-procesi-i-rindertimit-te-baneses-kolektive-me-nr-1062-rruga-26-nentori.
Qytetarët prezentë panë se duke nisur nga procedurat e mbushjes së goglave me numrat e apartamenteve në to e më pas në vazo dhe cdo gjë tjetër ishte bërë më herët. Madje edhe pse detyrim ligjor është përzierja e goglave as kjo nuk ndodhi. Vetëm kur banorët e thjeshtë e kuptuan në sallë pati debate të forta. Komisioni i posaçëm i shorteut e kishte realizuar detyrën e manipulimit të shorteut!
Popullit jua grabitën banesat sy më sy e ditë për diell!
Po si u manipulua shorteu?
Goglat nuk u përzien. 6 goglat e para të shorteut u ngrinë në frigorifer duke shënuar një standart të ri në skandalet në të cilat është përfshirë bashkia Durrës.
Për këte janë në dispozicion pamjet filmike të gazetarëve që kanë qënë prezent në shorte. Madje vetëm nga fundi kur u verejt se fituesit ishin paracaktuar, një prej banorëve kërkoi përzierjen e goglave pasi banorët prezent vërejtën që: 6 personat e parë që hynë pa listën e rendit alfabetik dhe të favorizuar me vendim te këshillit Bashkiak të Durrësit, ju ra gogla e shortit pikërisht në dy apartamente me numrin katër, dy me numrin 10 në pallatin 10 62?
Është koicidencë kjo, apo goglat ishin të ftohura në frigorifer më herët të vendosura sipër të tjerave të dhe të gjashtë personat e dinin çfarë apartamenti do mernin?
Pamjet filmike të mbledhjes tregojnë qartë që vetëm pasi banorët kanë parë këtë situatë kërkuan trazimin e goglave në vazon 2+1.
A është koinçidencë që Ali Bakaj i cili banesën e ka patur në kat zero, kushëriri i Afrim Bakajt, kryetar i komisionit të Strehimit, gogla e shortit ta ngjisë në kat të dytë?
Po Agim Mustafaraj, vellai i Jolanda Mustafaraj drejtoreshe e Entit Kombetar te strehimit në Durres, anëtare e Keshillit Bashkiak dhe komisionit të strehimit, me kaq shume fat ishte të merrte në short goglën me numrin 10, pikërisht apartamentin qe zgjodhi kur banorët ranë dakord të mernin apartamentet e tyre pa kaluar në shorte apo në pazar të hajdutëve banesat e tyre.
Zydi Shqiopa hyri me statusin e pensionistit ne shorte jashtë garës së rendit alfabetik, i njohur si biznesmeni me hotel në (Kartele pasurie nr.2 zona 8518 vol 17 faqja 56 nr. Pasurie 59/101, plazh Durrës, lloji pasurisë Truall për pjesën e përbashkët pallat me sipërfaqe 450 m2.) ka patur shtëpi banimi kati i zero, ngjitet në kat të parë në apartamentin me numër katër.
Edhe ky me shumë fat gogla i ra pikërisht ku ëndërronte apartamenti numër 4!
Po të gjashtë të parët që hynë jashtë rendit alfabetik, të privilegjuar nëpërnjet kategorive pensionist dhe invalid, i ka lind nëna me këmishë që të rrëmbejnë në këtë mënyrë si plaçkë pazari shtëpitë e banorëve? Dhe përgjgja e anëtarëve të komisionit drejtuar banorëve të dëshëruar është: ja kjo gogël është fati yt!
Goglat e fundit që kanë mbetur janë në katin zero, tani nis thirrja e njerëzve sipas rendit alfabetik. Janë konkretisht apartamentet e këtyre që tërhoqën goglat të parët ku kishin jetuar deri para prishjes nga tërmeti.
Guxim Muça është një prej banorëve që mëngjesin e 17 qershorit fluturoi nga Italia dhe erdhi të tërhiqte goglën pa dëshirë. Ai si të gjithë banorët e pallatit donin apartamentet aty ku i kanë patur. Banorët e pallatit në Dhjetor të 2021 arritën dakordësinë për të marrë hyrjet aty ku i kishin, në të njëjtat kate dhe pozicione. Goglat e fundit nuk kanë surpriza i përkasin katit zero. Banorët shtangin bërtasin shikojnë që shtëpitë jua kanë vjedhur.
Guximi përplas duart dhe kokë ulur largohet i dëshpëruar nga shorteu! Edhe babai i tij pensionist është mbi 80 vjeç por bashkia nuk e thirri në kategorinë e të privilegjuarve. Në sy ka lot, ka dëshpërim, ka revoltë, ka mllef sepse gogla e apartamentit në kat zero pas pallatit me drejtim perëndim i ka mbetur në dorë. Që atë ditë iku në Itali vendin që ja ka hapur dyert e mikpritjes ku rrit fëmijët, punon, jeton pa frikë!
Nga procesi i Rindërtimit jo përfitues dolën disa familje midis tyre edhe Zydi Shqiopa. Kush ka prona të tjera nuk përfitonte falas banesën sipas ligjit te Rindërtimit. Por Zydi Shqiopa mik i vjetër me ish -kryebashkiakun Vangjush Dako, nga jo përfitues brenda 12 orësh mori miratimin e Këshillit Bashkiak, hyri në short e mori apartamentin numer kater.
Edhe Guximi ishte dakord që të merrte apartamentin e tij por kush do t’ja jepte Guximit? Guximi iku pas dy orësh mori fluturimin në Rinas nga padrejtësia e dëshpërimi. Njësoj si Guximit jua zhvatën edhe të tjerëve banesat.
Ka kaluar një muaj nga shorteu dhe bashkia Durrës ende nuk e ka bërë publike listën e fituesve te pallatit 10 62 si detyrim ligjor.
Nga çfarë ka frikë kreybashkiakja e Durrësit? Çfarë e pengon të bëjë transparencë?
Faktet tregojnë qartë se si shorteu është manipuluar në mënyrë perfekte nga ata që e organizojnë. Bashkia ka vetëm dy rrugë: të bëjë një hap pas duke anulluar shorteun, ose duke nisur nga kryebashkiakja Emirjana Sako dhe të gjithë anëtarët e komisionit të dalin para drejtësisë! Prokuroria duhet të vërë përpara bankës së të akuzuarve këta zhvatës të pronave të popullit ditën për diell.
Shorteu ishte vetëm hallka e fundit e një procesi të gjatë e korruptiv që është ndjekur me pallatin 1062 lagjja 7, rruga “26 Nentori”. Duke nisur nga prishja e rindertimi, shorteu i stisur e jo transparent.
Por ky shorte i manipuluar dhe teresisht i stisur për të plotësuar orekset e tarafit të ngushtë të zyrtarëve të bashkisë ka nxjerrë në pah edhe një dukuri e cila është shumë e rëndë për instuticionin e bashkisë. Banorëve që u doli shtëpia në pazar me goglat e bixhozit, dhe kanë dalë të humbur nga kjo lojë, nuk tërhiqen nga e drejta e pronës së tyre. Njëra palë pretendon se shtëpitë i fiton në gogla bixhozi, por pala tjetër nuk e fal aq kollaj pronën! Para shpërthimit të ndonjë konflikti pronësie i cili në thelb ka zhvatjen e shtëpise me gogla, këta zyrtarë të korruptuar duhet t’i bëjnë mirë hesapet, se sot askush nuk të fal asgjë! Jo më pronën, shtëpinë për të cilën një jetë punojnë ta blejnë, dhe pas kësaj del dikush e jua rrëmben se vëllezërit e kushërinjtë në bashki kanë edhe gurin, edhe arrën, edhe ligjin, edhe goglat!










