Në qarkun e Durrësit, një bashki e rëndësishme, ku PD ka humbur ndjeshëm terrenin e viteve më parë është Shijaku.
I konsideruar shpesh si bastion i djathtë, Shijaku ka votuar me shumicë PS-në. Nga ndarja e votave të 25 qershorit, vihet re se si votat e qytetit të Shijakut, ashtu edhe ato të bashkisë (ku përfshihen njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj) kanë shkuar në masë të madhe drejt PS.
PS, në të dy rastet, ka marrë dyfishin e votave të PD-së, e cila është ndalur në kufirin 27-29%.
Madje në qytetin e Shijakut, PS ka marrë 60.14% të votave, duke vërtetuar se tashmë e ka kthyer mavi këtë bastion të dikurshëm të demokratëve.
Ndarjet e votave në qytetin e Shijakut dhe Bashkinë e Shijakut:
Shijak – Qyteti – 4.818 votues – 45.78%
429 vota LSI – 9.16%
2817 vota PS – 60.14%
1289 vota PD – 27.52%
Shijak – Bashkia – 15.681 votues – 45.68%
1990 vota LSI- 12.77%
8643 vota PS – 55.48%
4506 vota PD – 28.92%
M.P.





