Dita e mërkurë ka nisur me reshje shiu me intensitet të lartë, duke shkaktuar probleme në rrugët e qytetit të Durrësit.

Si pasojë e reshjeve që zgjatën për një orë, janë krijuar radhë të gjata automjetesh në rrugë, në pikun e lëvizjes në mëngjes.

Akset më problematike të qytetit që janë përmbytur gjithnjë kur ka pasur reshje të dendura, nuk i shpëtuan këtij problemi edhe këtë radhë.

Nga rrugët pranë stadiumit, stacioni i trenit, te rruga “Egnatia” deri në shëtitoren “Taulantia” dhe Currila, niveli i ujit kaloi mbi trotuar.

Për më shumë ndiqni pamjet në videon më poshtë: