Me spektakël fishekzjarresh që zgjatën 10 minuta, u prit Viti i Ri 2025 në Durrës dhe në çdo qytet shqiptar.
Dhjetëra qytetarë kishin dalë në sheshin “Liria” për të pritur ndërrimin e viteve nën vezullimin e fishekzjarrëve shumëngjyrëshe, që dhuruan pamje të bukura për të gjithë durrsakët.
Stafi i “DurrësLajm” uron gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen, gëzuar Vitin e Ri 2025!