Stërvitjet ushtarake ruse në Lindjen e Largët këtë javë do të zhvillohen në një shkallë shumë më të vogël sesa kur u mbajtën për herë të fundit në vitin 2018.

Kjo reflekton një tërheqje nga forcat e Moskës teksa përpiqen të bëjnë përparim në fushat e betejës në Ukrainën lindore.

Duke shpallur lojërat e luftës “Vostok 2022”, në të cilat do të marrë pjesë edhe Kina, ministria ruse e Mbrojtjes tha muajin e kaluar se kapaciteti i saj për të organizuar stërvitje të tilla nuk ishte prekur në asnjë mënyrë nga ai që Rusia e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.

Por 50,000 anetaret që Moska tha të hënën se do të marrin pjesë janë vetem një pjesë e shifrës zyrtare prej 300,000 personel që u tha se ishin të përfshirë katër vjet më parë.

Edhe pse disa analistë ushtarakë perëndimorë dyshojnë se ky numër ishte i “fryrë”.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se do te sterviten 140 avionë ushtarakë dhe do te vendosen mbi 5,000 pajisje ushtarake, shumë më pak se 1,000 avionë dhe 36,000 tanke dhe automjete të blinduara që u raportuan se ishin dërguar në manovrat e vitit 2018.

“Kjo do të jetë stërvitja më e vogël e nivelit strategjik në vite, sepse i gjithë potenciali i forcave tokësore është i përfshirë në luften në Ukrainë. Kështu që stërvitja do të duhet të jetë shumë e vogël,” tha Konrad Muzyka, drejtor i konsulencës ushtarake Rochan me bazë në Poloni.

Stërvitjet do të ndiqen nga afër nga Japonia dhe Koreja e Jugut si një shfaqje e rëndësishme e forcës nga Rusia dhe Kina, të cilat u bashkuan në Vostok 2018 dhe do të marrin pjesë përsëri në stërvitje në tokë dhe në det.