Mbrëmjen e kaluar në kryeqytet u zhvillua një ndër eventet më të rëndësishme. Stilisti Joni Peçi bëri hapjen e madhe të dyqanit që mban emrin “Joni Peçi Store”. Festa e madhe nisi rreth orës 7:30 dhe vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes me muzikë dhe argëtim. Të ftuar ishin personazhe të njohur të ekranit si këngëtarë, gazetarë dhe opinionistë, të cilët me praninë e tyre i dhanë më shumë ngjyra dhe atmosferë festës.
Sigurisht në një event të tillë nuk mund të mungonin veshjet e kuruara në detaje dhe fotot e shpërndara në rrjetet sociale. Nëpërmjet fotove të mëposhtme po ju tregojmë si u dukën VIP-at shqiptarë në hapjen e madhe, si Aurela Gaçe, Irma Libohova, Eli Fara, Eni Çobani, Mariza Ikonomi, Andrra Destani, Rozana Radi, Fiori Dardha, Rudina Dembacaj, Orinda Huta, Marçela Lati.





