Ndërsa pak minuta na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimit dhe në vijim pritet të fillojnë ethet e numërimit të votave, "DurrësLajm" ju sjell rezultatet e votimeve të vitit 2011, për të kuptuar nëse Durrësi ka tendencë të votojë 'djathtas' apo 'majtas'.
Rezultatet e zgjedhjeve të 8 Majit të vitit 2011, në njësitë vendore të Bashkisë Durrës
Në Bashkinë Durrës, në zgjedhjet e vitit 2011, Dako, i majtë, mori 33 368 vota, ndërsa Xhaferraj, i djathtë mori 29 785 vota. 3583 vota më tepër Dako.
Në Bashkinë Manëz
Sokol Sula, i majtë mori 1 723 vota dhe Bujar Huqi, i djathtë mori 2 184 vota.
Në Bashkinë Sukth
Selami Xhelili, i majtë mori 2 160 vota, ndërsa Sherif Fortuzi, i djathtë mori 3 789 vota. Në këtë bashki kemi dhe kandidatin e pavarur Hysen Llaca me 1 068 vota.
Në Komunën Ishëm
Sulejman Ibrahimi, i majtë mori 1 969 vota dhe i djathti, Gëzim Ylli mori 1 339 vota.
Në Komunën Katund i Ri
Servet Balla, i majtë mori 1 406 vota, ndërsa Hil Priska, i djathtë mori 3 308 vota
Në Komunën Rrashbull
Shkëlqim Troplini, i majtë mori 3859 vota, kurse Hysen Gashi, i djathtë mori 4817 vota.
Nga një mbledhje e votave del që e majta ka 44 485 vota dhe e djathta ka 45 222 vota. E djathta ka nje diferencë të vogël me të majtën me vetëm 737 vota më shumë në territorin e superbashkisë së ardhshme të Durrësit. Një diferencë e tillë, i lë hapur të dyja mundesitë, per fitoren e secilës palë.
Bashkia Shijak:
Bashkia Shijak prej dy mandatesh në radhë drejtohet nga të majtët , të cilët për zgjedhjet e 2015-s kandidojnë me Ardian Kokomanin, ndërsa PD ka vënë përballë Redi Saracin. Kandidati I tretë, Mece Rakipi kandidon nën siglën e Aleancës Popullore. Zgjedhjet vendore në këtë bashki menaxhohen nga KZAZ numër 25, tek pallati I kulturës së këtij qyteti.
Me ndarjen e re territorale, Bashkisë Shijak i bashkohen tre komuna, Gjepalaj, Xhafzotaj, Maminas. Numri i votuesve në zgjedhje është 33 mijë e 667 në 53 qendra votimi, 17 prej të cilave në qytetin e Shijakut. Bashkia Shijak është konsideruar si një bastion i djathtë për demokratët, në zgjedhjet parlamentare, por e kundërta ka ndodhur për zgjedhjet lokale. Shijaku njihet si një prej bastioneve të djathta, zgjedhjet parlamentare i fitojnë kandidatë të djathtë, ndërsa pushteti lokal qeveriset nga të zgjedhurit e PS. Ne zgjedhjet e vitit 2013 forcë e parë politike në qytet doli Partia Republikane e cila përfaqësohej nga deputeti Agron Duka, i cili ka ndikim të madh në këtë zonë. Në 2005 dhe 2009, Shijaku u përfaqësua nga dy deputetë të djathtë, ndërsa zgjedhjet lokale i kanë fituar kandidatë te majtë, në 2008, e 2011, çka ka sjellë balancë përsa i përket qeverisjes lokale dhe asaj qendrore.
K.H.





