Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë dhe është zbuluar pas denoncimit për grabitje në banesë. Një i mitur është përdhunuar nga dy të rinj të cilët kanë rënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë shtetasit; Valter Hysja, 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu, 21 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim Bledar Matja, 45-vjeç, i cili dyshohet po ashtu se abuzoi seksualisht me të miturin.
Si ndodhi ngjarja?
Të rinjtë dyshohet se abuzuan seksualisht me të miturin duke e ftuar në banesë me preteksin për të luajtur video-game. Më pas të rinjtë kanë realizuar dhe një video me të cilën e kanë shantazhuar se do e publikonin në rrjetet sociale.
Sipas burimeve dy të rinjve i është bashkuar dhe një 45 vjeçar, i identifikuar si Bledar Matja. Ata e kanë kërcënuar të miturin dhe i kanë kërkuar një shumë prej 5 mijë eurosh. 13-vjeçari po qëndronte tek tezja e tij dhe të tre personat e kanë kërcënuar dhe i kanë marrë çelësat e shtëpisë, të cilën më pas e kanë grabitur.
Zbulimi i ngjarjes
Pas grabitjes së banesës, tezja e të miturit ka bërë denoncimin në polici, por efektivët kanë vënë re se grabitja ishte kryer pa thyer derën e shtëpisë dhe morën në pyetje familjarët se kush kishte çelës të derës.
Gruaja ka treguar se një çelës të shtëpisë e mbante edhe 13 vjeçari. Pasi është marrë në pyetje në praninë e një psikologeje, fëmija ka treguar të gjithë skenën e rëndë.





