Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë pasi akuzohen se janë autorë të disa grabitjeve të dhunshme në zonën e Genovas.

Mediat italiane raportojnë se në pranga kanë rënë Arti Ndreka 37 vjeç dhe Spartak Cakoni 25 vjeç.

Shqiptarët janë pikasur nga policia, pasi kishin parkuar një makinë të vjedhur poshtë shtëpisë ku banonin. Cakoni u arrestua menjëherë pasi grabiti bizhuteri me vlerë 25 mijë euro në një apartament, ndërsa 37-vjeçari u arrestua një ditë më pas.

Dy anëtarët e bandës dyshohet se janë autorë të rreth 13 grabitjeve të kryera në zonat pyjore në Genova: Mignanego, Serra Ricco, Bolzaneto e Sampierdarena. Duke qenë se zona është pyjore, edhe grupi njihet ndryshe si ‘banda e pyjeve’.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre në Begato, karabinierët kanë gjetur dhe sekuestruar objekte me vlerë të cilat rezultojnë të vjedhura.