Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, në një konferencë për shtyp në Kuvend gjatë muajit sgtator, hodhi akuza të forta ndaj pushtetit politik, ndërsa theksoi se të gjithë e shihnin si të "persekutuar" politik.
Sipas mediave në Maqedoni, Gruevski në kohën kur Gjykata e Apelit po shqyrtonte provat që e fajësonin ose jo ish-kryeministrin, ky i fundit raportohet se ka boshatisur llogaritë bankare.
Edhe pse këto informacione janë jozyrtare, Prokuroria Speciale Publike konfirmoi zyrtarisht se nuk ka mundësi që të bllokojë llogaritë bankare të Gruevskit për shkak se aktualisht nuk ka para dhe pronë në emër të tij, ndërsa llogaritë e tij bankare janë zero.