U zhveshën nga kostumet serioze dhe formale të ministrave dhe u shfaqen në publik aq sportivë, a thua se mezi prisnin që të vishnin rrobat komode të përditshmërisë.

Një ditë pasi u lirua nga detyra e ministrit të Brendshëm, Saimiri Tahiri është parë në një nga rrugët e qendrës së Tiranës, në shoqërinë e disa drejtorave të Policisë, duke ecur në këmbë.

g7

I veshur sportiv dhe me pamje të relaksuar, Tahiri ka shfaqur çudi teksa paparaci i "Panorama-s" e ka fotografuar, duke i thënë: ”Po ti, tani që s’jam ministër, ç’ke që më fotografon?!”. Edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shfaqur në këmbë në qendër të Tiranës me një çantë shpine. Shumë sportiv edhe ai.

17440046_10212382932394185_134413679_n