Ditën e djeshme nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini ka rrëfyer në emisionin ”Me zemër të hapur”, se e bija para se të ndërronte jetë i ka lënë të vëllait amanet të bijën.
Mes të tjerash nëna e viktimës shprehu se nëse shteti nuk do të bënte drejtësi për të bijën ajo do të bënte vetëgjyqësi.
Ndërkohë në emisionin e sotëm është rrëfyer kushërira e Sibelës në lidhej me jetën e vështirë të 27-vjeçares.
Ajo shprehet e bindur se Sibela nuk është vetëvrarë, por është vrarë.
Kushërira tregon se 27-vjeçarja ishte një nënë shuëm e përkushtuar deh se nuk do ta ndërmerrte një akt të tillë duke menduar për të bijën.
“Jeta e Sibelës ka qenë e vështirë. Prindërit janë divorcuar kur ka qenë e vogël. Nuk është rritur as me nënë as me babë, është rritur tek gjyshërit dhe xhaxhai i saj, pra babi im. Sibela ka qenë një vajë shumë me sedër, shumë e fortë, ka kaluar shumë sfida në jetë. Nuk e besoj dhe nuk është e vërtetë, është e sigurt që nuk do të bënte vetëvrasje. Sibelën e kanë vrarë. Nuk do ta bënte kurrë për vajzën e saj, ka qenë një nënë shumë e përkushtuar”, tha ajo.