24 shkurt 2015 – Sibora Gagni, 22 vjeçe u zhduk pa lënë gjurmë në zonën e Torremulinos të Spanjë në korrik 2014. Kontakti i fundit i Siborës me familjarët e saj emigrant në Itali nëpërmjet Wat’s up-it ishte më 7 korrik 2014. Më pas asnjë njoftim, asnjë kontakt, asnjë lajm nga Sibora.
Policia spanjolle po heton për të gjetur Siborën apo për të zbuluar pse u zhduk ajo. Nga hetimet e Rojes Civile spanjolle rezultoi se Sibora kishte shkuar bashkë me të fejuarin për të punuar si kameriere në Spanjë, që në vitin 2011. I dashuri i saj i tha policisë se ai ishte ndarë me Siborën dhe ajo banonte në një garsonierë afër stacionit të autobuzëve në Torremulinos.
Sibora kishte përdorur në Spanjë një kartë identiteti false italiane me emrin Simona Faraone me vendlindje Italinë. Nëna e Siborës, që banon në Romë dha alarmin te policia italiane për zhdukjen e së bijës. Tashmë policia italiane po bashkëpunon me Rojen Civile spanjolle për gjetjen e Siborës apo për të zbuluar shkaqjet e zhdukjes pa lënëgjurmë të shqiptares 22 vjeçare.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





